Google ADS

Ish-trajeri i Anglisë: Jepi Gareth, bëj atë që ne nuk mundëm kurrë

14:35 | 14 Korrik 2024
D.H

Anglia sonte luan ndeshjen finale të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024” ndaj Spanjës.

“Tre Luanët” kërkojnë triumfin e parë në histori të kombit në këtë event, shkruan Arbresh.info.

Ish-trajneri i Anglisë, suedezi Sven Goran Erikson i cili po vuan nga sëmundja e kancerit ka folur për finalen e madhe.

Ai i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Gareth Southgate duke i kërkuar ta fitoj Evropianin, diçka që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër që ka drejtuar Tre Luanët.

“Finalja do të jetë një ndeshje e hapur dhe mendoj se Anglia ka një mundësi shumë shumë të madhe. Edhe pse nuk jam ndier mirë javën e fundit do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia”.

“Do të më pëlqente të shikoja ta fitonte Anglia. Dhe këtë do ta donin edhe të gjithë trajnerët që kanë provuar dhe dështuar për të fituar një trofe të rëndësishëm që nga 1996. Puna e trajnerit të Anglisë ka shumë presion. E di se çfarë pritshmërisë ka mbi ty për ti dhënë fund gjithë këtyre viteve dhimbje”.

“Unë e kam ndier. Sir Bobby Robson e ndiente. Secili prej 13 trajnerëve të Anglisë që nga Sir Alf e më vonë e ka ndier. Askush prej nesh nuk ja doli, por askush nuk është afruar kaq shumë sa Southgate”.

“Gareth ka mësuar nga gabimet e bëra, në veçanti në menaxhimit e bllokimit psikologjik te penalltitë dhe ka shkuar më larg se sa ka bërë çdonjëri prej nesh. Jepi Gareth, bëj atë që ne nuk mundëm kurrë”, tha Erikson.

Anglia është në finale të dytë të ndonjë kompeticion madhor pas asaj humbje në 2021 nga Italia në penallti, kurse hera e vetme që Anglia që ka triumfuar në një event të madh është në vitin e largët 1966 kur fituan Kupën e Botës./Arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme