Osmani për sulmin ndaj Trumpit: Çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme

10:49 | 14 Korrik 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dënuar ashpër atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump në një miting në Pensilavani.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani deklaroi se qëndron në solidaritet të plotë me ish-presidentin dhe amerikanët e prekur nga kjo ngjarje.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme