Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka thënë se atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump është tronditës dhe thellësisht shqetësues.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se ky sulm është ndaj parimeve demokratike që ndajmë.
“Është alarmante të shohësh dhunë politike që ndodh në një demokraci. Ky sulm nuk është vetëm ndaj një individi, por ndaj parimeve demokratike që ne i ndajme. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne duhet të bashkohemi për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe për të mbështetur vlerat e demokracisë dhe diskursit politik paqësor”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...