Pesë persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë përdorur edhe armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë, ku si pasoj e kësaj, kanë pranuar tretman mjekësor tre pre të dyshuarve, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Sokol Sopi, Prishtinë / 13.07.2024 – 18:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë. Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialog...