Google ADS

Kurti e dënon atentatin ndaj Trump

08:39 | 14 Korrik 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Doland Trump.

Kurti i është bashkuar liderëve të tjerë botëror duke e dënuar atentatin teksa i ka uruar shërim të shpejt ish-presidentit dhe të plagosurve të tjerë, përcjell Arbresh.info.

“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish- presidentit Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë. Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Lexo edhe:

Reagimet e udhëheqësve botërorë pas sulmit ndaj Trumpit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme