Sipas MeteoAlb, do të vijojë i nxheti sërish në territorin Shqiptar; për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor; duke rrezikuar reshje të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 18 gradë celcius por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërisht në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./abcnews.al
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban