Temperaturat e larta: MSh-ja merr masa ndaj 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës

17:38 | 13 Korrik 2024
R J

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta.

Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

Kështu bëri të ditur MSh-ja përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, ministria bëri thirrje që në rast që qytetarët vënë re se po shkelet ky vendim, të lajmërohen në numrat e Inspektoratit të Punës ose në faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme