Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur miratimin e Statutit të ri nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se ka qenë ndryshim i pritur qe 12 vjet.
Në reagimin e tyre në facebook, UP ka deklaruar se nga koha e pasluftës nuk kanë ndryshuar kriteret kryesore të zgjedhjes e të promovimit akademik, në veçanti ato që lidhen me produktivitetin akademik, sikundër dhe shumë dimensione të tjera të lidhura me kërkimin, studentët e cilësinë e studimit.
“Në rrafshin strukturor, Statuti parasheh një funksion më të decentralizuar të universitetit, duke bartur e saktësuar përgjegjësitë dhe llogaridhënien menaxheriale të rektorit dhe dekanëve, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe rol më të fuqizuar akademik të Senatit dhe të Këshillave të Njësive Akademike”, thuhet në reagim.
Në rrafshin praktik, UP veçon se tashmë do të ketë identitet më të zgjeruar profesional të stafit akademik, duke thënë se detyrat e punës shkojnë përtej mësimdhënies.
“Përfundimisht, ky Statut paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e bën UP-në më mirë të pozicionuar ndaj sfidave mbizotëruese të kohës dhe më reaguese ndaj realiteteve të ndryshueshme shpejt, përfshirë këtu trendin e rënies konstante të numrit të studentëve, si dhe e përafron atë me universitetet përtej vendeve fqinje, duke e bërë më konkurruese dhe më të përfshirë në më shumë projekte, më shumë shkëmbime e më shumë kërkime dhe botime shkencore”, vazhdon reagimi.
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin