Ylli i ri i Kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, e ka cilësuar Spanjën si skuadrën më të mirë të Euro 2024.
Të dielën Spanja do të përballet me Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024.
Vetëm disa ditë më parë, spanjolli nga babai maroken dhe nëna nga Guinea Ekuatoriale, ka hyrë në histori të kampionateve evropiane duke u bërë golashënuesi më i ri në histori, pasi shënoi kundër Francës.
I riu që sot ka mbushur shtatëmbëdhjetë vjet ka thënë se “Furia e kuqe” duhet të veprojë edhe ndaj Anglisë si deri më tash.
“Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë posedimin e topit për të kontrolluar lojën në çdo moment. Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse kemi sukses. Po shohim që nuk ka asnjë skuadër aq të mirë sa Spanja”, ka thënë Yamal.
Ai është ndalur edhe te një moment personal me familjen e tij.
“I thashë mamasë sime se nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë. Kërkoj vetëm të jem në gjendje të festoj fitoren në Madrid, me shokët e mi të skuadrës. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozët që festojnë nga gëzimi kur të na presin në aeroport”, ka thënë ai. /rtk
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...