Google ADS

Po rinovohet QMF-ja në Kalabri, Rama: Banorët do të kenë shërbime më të mira mjekësore

15:32 | 13 Korrik 2024
K.B

Qendra e Mjekësisë Familjare në Kalabri është duke u rionovuar.

Kështu bën të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.

Rama tha se shumë shpejt banorët e kësaj lagje do të kenë shërbime më të mira mjekësore.

“Shumë shpejt banorët e Kalabrisë do të kenë shërbime më të mira mjekësore në ambientet e renovuara të Qendrës së Mjekësisë Familjare”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme