Google ADS

Osmani takon ministren e Jashtme të Gjermanisë, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

14:38 | 13 Korrik 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Ana Baerbock, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar Baerbock për mbështetjen që e ka treguar Gjermania ndaj Kosovës.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e së ardhmes së vendosur dhe të pakthyeshme euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar presidentja në “X”.

Sipas Osmanit, Samiti i NATO-s në Washington DC dha një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme