Që nga viti 2007 e deri më tani, nga burgjet e Kosovës janë arratisur – ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e kalimit të fundjavës jashtë burgut – 56 persona.
Kështu bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, gjatë një konference për media më 13 korrik.
Konferenca u mbajt pas ditëve të fundit janë arratisur dy persona nga burgjet: Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj.
Sipas Dibranit, Hajrizi dhe Metaj kanë pasur të drejtë të kalojnë fundjavën në shtëpi dhe ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë, duke mos u kthyer në institucionin korrektues.
Dibrani tha se Hajrizi është i dënuar me 25 vjet burgim, por në vitin 2019 ai ka përfunduar gjysmë e dënimit dhe me ligjet në fuqi, ai ka të drejtë që fundjavat t’i kalojë në shtëpi.
“I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar fundjavën në shtëpi, por është rikthyer në burg”, tha Dibrani.
Hajrizi kishte qenë i burgosur në Dubravë, në institucion ë tipit të hapur, që nënkupton se aty ka vendpunime, ku të burgosurve u mundësohet të punojnë pa mbikëqyrjen e stafit. Ai, sipas Dibranit, kishte shftytëzuar katër herë të drejtën për të vizituar familjen për shkak të sjelljes së mirë, që i ka mundësuar të kalonte në institucion të tipit të hapur.
Drejtori i Shërbimit Korrektues foli edhe për të arratisurin tjetër, Ujkan Mataj, i dënuar me 11 burgim për ndihmë në grabitjen e një banke në Istog.
Ai sipas Dibranit kishte fituar të drejtën e kalimit të fundjavës në shtëpi janarin e këtij viti. Ai po ashtu kishte qenë i vendosur në institucion të tipit të hapur.
Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, gjatë konferencës për media tha se sapo të kapen dy të arratisurit ata do të humbasin të gjitha privilegjet që kishin pasur, pra do të kthehen në institucionin e tipit të mbyllur të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në Kosovë janë 11 qendra të Shërbimit Korrektues, që përfshijnë qendra të paraburgimit, korrektuese dhe burg të sigurisë së lartë./REL/
SHKK mban konferencë për media lidhur me arratisjet e fundit nga burgu
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...