Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Spanjës do të luajnë të dielën mbrëma në Berlin finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë në rrugën drejt finales ishte mbrojtësi Marc Guehi, i cili zbuloi se nuk do ta mbajë medaljen e artë nëse fitojnë Euro 2024.
“Do t’ia jap mamasë dhe babait tim, ata do ta mbajnë. Kujtimet që mund të ndani janë të rëndësishme për mua. Sinqerisht, ato janë më të rëndësishmet”.
“Po e shijoj udhëtimin. Ndonjëherë jam nervoz, por mundohem ta bëj këtë ndjenjë të dobishme”, tha Guehi, i cili luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2024, përveç kundër Zvicrës kur u pezullua për shkak të dy kartonëve të verdhë.
Guehi erdhi nga akademia e futbollit të Chelseat dhe ishte anëtar i Swansea City dhe Crystal Palace, të cilët e transferuan në vitin 2021 për 23 milionë euro.
Ai është i lidhur me klube të mëdha si Manchester United, që do të thotë se së shpejti mund të bëjë një transferim në karrierë.
Qendërmbrojtësi i ri ka 15 paraqitje për Anglinë deri tani. /Telegrafi/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...