Osmani takon sekretarin britanik David Lammy: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona

10:22 | 13 Korrik 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy.

Osmani tha se Britania e Madhe mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës.

“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy , për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani në X./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme