Situatë e normalizuar e vatrave të zjarrit në Delvinë

10:06 | 13 Korrik 2024
K.B

Pas një pune të pandërprerë situata e zjarreve në Delvinë është normalizuar, njoftoi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj.

Ajo falënderoi punonjësit e zjarrfikësve, të cilët me mbështetjen edhe të forcave të bashkisë, efektivëve të Forcave të Armatosura, forcave shtesë nga Berati, por edhe dy avionë nga Greqia bënë të mundur normalizimin e vatrave të zjarrit.

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit janë bërë shkak për vatra zjarri, kryesisht në jug të vendit.

Java e ardhshme sipas sinoptikanëve pritet të jetë me temperatura përvëluese.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në lidhje me shëndetin, por edhe me zjarret./ rtsh.al /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme