Google ADS

Zyrtare: Mehdi Taremi, lojtar i ri i Interit

10:02 | 13 Korrik 2024
K.B

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit iranian, Mehdi Taremi, i cili vjen si transferim i lirë.

Nerazzurrët kanë përfunduar me sukses edhe transferimin e tretë brenda këtij afati kalimtar të verës.

Pas mesfushorit Piotr Zielinski dhe portierit Joseph Martinez, kampioni i Italisë ka zyrtarizuar edhe një sulmues.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Taremi, i cili vjen në Giuseppe Meazza si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Porton.

“Mehdi Taremi bashkohet me Interin. Sulmuesi 31-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e Interit.

Ndryshe, Taremi luajti për katër sezone te Porto, ku zhvillohet 182 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 91 gola dhe 56 asistime. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme