Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen me thikë në Pejë, ku një person ka marrur lëndime të rënda trupore.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.
Policia bën të ditur se të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa po vazhdon kërkimi i tyre.
LEXO EDHE:
“Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur policia.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Adem dhe Lulzim Bulliqit nga Peja.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin nga policia, shkruan Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...