Javën e ardhshme mblidhet në Kryesinë e Kuvendit nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin, i cili do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, mbi çështje që lidhen me diasporën.
Kjo strukturë e parlamentit që merret ekskluzivisht me çështje që lidhen me shqiptarët jashtë kufijve do të zhvillojë të martën që vjen (16 korrik) edhe një seancë dëgjimore mbi punën e bërë nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Takimi i javës që vjen kryhet në një kohë kur Kuvendi është vënë në lëvizje nga grupi më i madh parlamentar për projektligjin e ri që i hap rrugë votimit të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e vitit 2025.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese brenda korrikut, pa u mbyllur sesioni parlamentar, deputetët duhet të zbatojnë vendimin e gjyqtareve kushtetues që ka urdhëruar votën nga jashtë të shqiptarëve në çdo palë zgjedhje që do të vijnë./rtsh.al/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...