Sulmuesi i Anglisë, Ollie Watkins është shprehur se nuk u trondit nga goli që dha kundër Holandës, pasi që u shpreh i bindur se do të shënonte sapo të hynte në fushë.
“Ishte një ndjenjë e pabesueshme, për të qenë i sinqertë. E dija që kur të dal në fushë do të shënoj. E kam treguar këtë. Kam punuar shumë për të arritur në atë pikë, kështu që ishte një ndjenjë e mrekullueshme, por nuk jam i tronditur”, tha Watkins.
Ndër të tjera, sulmuesi anglez shton se ai e di, kampi e di, se nuk ishin në formën më të mirë gjatë ndeshjeve në fazën e grupeve, shkruan Klankosova.tv.
Por, Watkins thotë se Anglia ishte e pamposhtur gjithsesi.
“Është e qartë se në fazën e grupeve nuk kemi luajtur futbollin më të mirë. Nuk duhen shumë njohuri për ta kuptuar këtë. Të gjithë e dinin, edhe në kampin tonë. Por ne nuk i humbëm ndeshjet, kështu që ishim të pamposhtur. Kjo ishte e rëndësishme një ekip dhe ne kemi qëndruar të bashkuar”, shton Watkins.
Po ashtu, Ollie thotë se Spanja ishte skuadra më e mirë deri më tani në kompeticion.
“Ndjej se Spanja ishte skuadra më e mirë deri më tani në kompeticion. Është e qartë se anësorët e Spanjës janë dinamikë, të rinj, të sigurt dhe të drejtpërdrejtë. Por edhe në ekipin tonë ne kemi gola nga të gjitha anët, kemi talente të klasit botëror. Do të jetë një ndeshje interesante mezi pres ta shoh dhe të jem pjesë e saj, shpresojmë që ta përfundojmë misionin”, tha sulmuesi.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit