Google ADS

Forcat amerikane shkatërrojnë tre drone të rebelëve Houthi

23:50 | 12 Korrik 2024
K.B

Komanda Qendrore e SHBA ka thënë se 3 dronë u shkatërruan në një zonë të kontrolluar nga Houthi të Jemenit gjatë 24 orëve të fundit.

Dronët paraqisnin një “kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, forcat e koalicionit dhe anijet tregtare në rajon”, sipas një deklarate, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Njoftimi erdhi pasi Houthi-t thanë se kishin shënjestruar dy herë një anije komerciale – në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab – me një numër raketash balistike dhe detare dhe dronë.

Grupi ka nisur prej muajsh sulme ndaj anijeve pranë ujërave të Jemenit në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme