Manchester United ka njoftuar për zgjatjen e kontratës për mbrojtësin veteran Jonny Evans.
Kjo pas një sezoni të suksesshëm që pati tridhjetë e gjashtë vjeçari. Irlandezi, i cili si futbollist i akademisë së United u kthye në “Old Trafford” vitin e kaluar pas tetë sezonesh me West Bromwich Albion dhe Leicester City, është paraqitur në tridhjetë ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë fitoren në finalen e FA Cup ndaj Manchester City.
“Të luash për këtë klub të madh dhe të ndjesh mbështetjen nga tifozët tanë të jashtëzakonshëm është gjithmonë një privilegj”, ka thënë ai.
“Kthimi në klub sezonin e kaluar ishte një nder, duke përfaqësuar ekipin në fushë së bashku me shokët fantastikë të skuadrës nën një trajner të shkëlqyer. Fitimi i Kupës FA së bashku ishte një përvojë e paharrueshme; e di që mund të sfidojmë më shumë në sezonin e ardhshëm”.
Evans do të mbetet te United deri në vitin 2025. /rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...