Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se 100 noterë të rinj i janë shtuar Kosovës.
Haxhiu në një postim në Facebook, ka theksuar se për shkak të mosplotësimit të kushteve, emërimi i gjashtë kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar, shkruan Arbresh.info
Provimin e Noterisë, ministrja e ka cilësuar si një nga proceset më transparente e profesionale të organizuar ndonjëherë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
100 noterë të rinj iu shtuan vendit tonë me ç’rast sot kam nënshkruar edhe vendimet për emërimin e tyre, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i 6 kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.
Vendimet do të publikohen të hënën në ëebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.
Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë.
Falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...