Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të bëjë nesër fushatë në Pensilvani në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan që mbahet javën e ardhshme, ku ai pritet të marrë emërimin zyrtar si kandidat për zgjedhjet presidenciale.
Republikanët e kanë emëruar dy herë zotin Trump si kandidat presidencial.
Kuvendi do të mbahet nga data 15-18 korrik në Miluoki, në shtetin Viskonsin. Zoti Trump pritet të njoftojë aty emrin që ai ka zgjedhur për të mbajtur detyrën e nënpresidentit.
Kandidatët më të përmendur deri tani janë guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës Marco Rubio dhe senatori i Ohajos J.D. Vance.
Rreth 2400 delegatë duhet të miratojnë platformën e Partisë Republikane, të cilën zoti Trump e ka përkrahur më parë.
Platforma Republikane rendit 20 objektiva që kanë të bëjne me qëndrimet kryesore të kësaj partie, për çështje si ekonomia, aborti dhe emigracioni./VOA
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek