Google ADS

MSH kufizon orarin e punës përgjatë temperaturave të larta

17:15 | 12 Korrik 2024
K.B

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka marrë vendim për kufizim të orarit të punës përgjatë temperaturave të larta.

Nga e data 13 e deri më 20 korrik do të lirohen nga puna gratë shtatzëna.

Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

MSH ka njoftuar se ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme