Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të të dhënave të para të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Krasniqi tha se është një lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë.
Sipas kreut të PDK-së, rinia e Kosovës po e braktis vendin, sepse Qeveria i ka braktisur ata.
“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, theksoi Krasniqi në një postim në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
ASK publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...