Temperatura deri në 38 gradë, ky është parashikimi i motit për vikend

16:57 | 12 Korrik 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe gjatë vikendit moti do të jetë me diell.

Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, njofton IHMK-ja.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Tutje, IHMK bën apel që të respektohen rregullat e IKSHP-së./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Temperaturat përvëluese/ Mjekët rekomandojnë si të mbrohemi: Mos dilni pa nevojë dhe merrni ujë me vete

Të ngjashme