Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e grevës së punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës në shtator, për shkak të pushimeve verore.
“Ju njoftojmë se sot ne takim me udhëheqjen e shoqatës sindikale te punëtorëve teknik qe kryejnë shërbime ne objektin e Kuvendit te Kosovës u mor vendim se nga java e parë e shtatorit këta punëtor do te hidhen në grevë për shkak te pagave te tyre të ulëta”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Tutje bëhet e ditur se punëtorët kanë deklaruar se “nga fillimi i shtatorit nuk do të punojnë fare, deri ne rritjen e pagës 450 euro”.
Punëtorët teknik të Kuvendit paguhen 275 euro në muaj. Ata protestuan ditë më parë para objektit të Kuvendit./rtk
GERB fiton zgjedhjet në Bullgari
Juve po ‘lufton’ për titull të kampionit, thotë Motta
Thotë se nuk e di kur është shpallur Pavarësia e Kosovës – V...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 407 gjoba gjat...
Gjobitet me 310 milionë euro platforma “LinkedIn”
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mang...