Mbahet takimi për menaxhimin e zjarreve në Prishtinë

12:59 | 12 Korrik 2024
R J

Drejtori për Siguri dhe Emergjencë i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica është takuar me zyrtarë nga policia e Kosovës dhe zjarrfikësit për të diskutuar në lidhje me menaxhimin e zjarreve verore.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, bëhet e ditur se ky takim ka për qëllim një bashkëpunimi ndërinstitucional për sigurinë e sezonit veror.

“Qëllimi i takimit ishte të sigurohej bashkëveprimi ndërinstitucional për reagimin dhe menaxhimin efektiv të zjarreve gjatë periudhës verore”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim nga ana e policisë së vendit morën pjesë, kapiten Fatmir Zeqiri nga Zyra e Planifikimit Rajonal, dhe toger Liman Tahiri, koordinator i Projekteve për Komunitet dhe Parandalim, si dhe zjarrfikësit Abdusamed Shkodra, zv. komandant i brigadës së zjarrfikësve, dhe Muhamet Reqani, komandant i batalionit.

Të ngjashme