Rrënohen skelet e ndërtimit në Llozanë, dyshohet për pasoja në njerëz

12:29 | 12 Korrik 2024
R J

Në një nga sheshet e Llozanës, në Zvicër, është shembur skela e kullës prej druri ‘Malley Phare’. Dyshohet se ka viktima në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:25 e mëngjesit të kësaj të premteje.

Menjëherë në vendngjarje kanë arritur një numër i madh i policëve dhe të ambulancave, ku me shpejtësi u vendos një perimetër sigurie.

“Ka qenë ora 9:25 e mëngjesit të kësaj të premteje kur një aksident i rëndë ka ndodhur në kantierin ‘Malley Phare’. Një kullë prej druri 14-katëshe në ndërtim e sipër në çatinë e qendrës tregtare Malley Lumières. Një sfidë arkitekturore”, tha një dëshmitare e rastit.

Bartësit e institucioneve vendore thanë se ndihen “thellësisht të tronditur” nga ky aksident.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar me operacionet e ndihmës./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme