Qeveria australiane ka njoftuar paketën e saj më të madhe të vetme të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 250 milionë dollarë (afro 230 milionë euro), thotë Kievi.
Kjo përfshin raketa të mbrojtjes ajrore, armë ajër-tokë dhe antitank dhe municione për artileri, mortaja, topa dhe armë të vogla.
Ndërkohë, një ushtarakeje australiane dhe bashkëshortit të saj të akuzuar për spiunazh për Rusinë u është mohuar lirimi me kusht.
Kira Korolev, 40 vjeç dhe Igor Korolev, 62 vjeç, janë operativët e parë të dyshuar që akuzohen sipas ligjeve të modernizuara të spiunazhit të miratuar në vitin 2018, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.
Komisioneri i policisë federale Australiane, Reece Kershaw tha se çifti dyshohet se “ka punuar së bashku për të aksesuar materialet e Forcave të Mbrojtjes Australiane që lidheshin me interesat e sigurisë kombëtare të Australisë”.
ShBA: Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë?
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...