Këto janë komunat me popullsi më të madhe

11:19 | 12 Korrik 2024
A Z

1,589,659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë, sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga ta janë 795,046 meshkuj dhe 791,614 janë femra. Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën. Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

Fushë Kosova, Mamusha e Prishtina – komunat me dendësinë më të madhe

“Në 4 komunat në veri të vendit pati bojkotim në masë të madhe, përkundër se është regjistruar një pjesë e popullsisë”, ka thënë ai.

Tri komunat me dendësinë më të madhe dalin të jenë Fushë Kosova me 762 banorë, Mamusha me 513 banorë, Prishtina me 434 banorë. Ndërkaq dendësinë më të vogël e kanë Novobërda, Ranillugu dhe Shtërpca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme