Kurti: Realizimi i regjistrimit të popullsisë, ishte një nga projektet më me prioritet këtë vit

11:04 | 12 Korrik 2024
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në publikimin e të dhënave të para të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kurti tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.

“Dje ishte dita botërorë e popullsisë sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, falënderoj qytetarët për kontributin për realizimin e këtij projekti. Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte njëri ndër projekti më i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky regjistrim është një reflektim për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullsisë sonë. Në një mënyrë statistikat e mirëfillta janë si GPS e të ardhmes së vendit tonë. Ne nuk do ta humbin rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë. Pa të dhëna të sakta, pa statistika cilësore, dhe vendimet mund të jenë të pa sakta dhe jo cilësore. Në demokraci marrja e vendimeve politike duke u bazuar në statistika, është me rëndësi për të siguruar transparencë”, tha ai.

“Unë jam krenar si Kryeministër i RKS, për përkushtimin dhe angazhimin për të gjithë ata që morën pjesë ne këtë proces, kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Kosova luan rol të rëndësishëm ne aktivitetet e bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, Kosova kontribuon në përmirësimin e cilësisë në të dhënat statistikore. Një Agjenci që ofron të dhëna të besueshme është një aset i çmuar për vendin tonë. Ju faleminderit për punën e madhe që keni bërë dhe për vëmendjen tuaj sot”, tha Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme