Disa nga ngjarjet e ditës të parspara të zhvillohen sot.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)” – një analizë e shkurtër e politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024. (Zyrat e PIPS, rr. “Rexhep Luci”, ora 10:00)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)
Komiteti Paralimpik i Kosovës organizon ngjarjen “Kosova në Paris 2024 – Histori e Re Paralimpike”, e cila i dedikohet suksesit të Kosovës si debutuese në Lojërat Paralimpike Botërore që do të mbahen në Paris. Marrin pjesë presidentja e KPK-së, Njomza Emini, zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi. (Hotel “Sirius”, ora 11:30)
Promovohet libri i Bajram Kabashit “Rrëfime nga Norvegjia”. (Hotel “Grand” Prishtinë,ora12:00)
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon festë madhështore në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës në çlirimin e Kosovës. (Prishtinë, ora 18:00-23:00)
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...