Llapi ka pësuar humbje nga Wisla Krakow me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës.
Wisla Krokow është skuadër me histori të madhe në Poloni, por aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit polak, por është fitues i Kupës së Polonisë. Llapi në anën tjetër, si e dyta e kampionatit tonë
Ndeshja nisi shumë keq për Llapin që pësoi gol që në gjuajtën e parë në portë.
Igor Sapala shënoi në minutën e dytë me gjuajtje të fuqishme në portën e portierit Ilir Avdyli, i cili nuk arriti të reagojë.
Edhe pse te Llapi u ankuan për një goditje dënim pasi rasti u shikua në VAR gjyqtari nuk vendosi në favor të klubit tonë.
Pas golit të dy skuadrat nuk dhanë shumë me Wisla Krakow, që tentonte të rrezikonte, por skuadra e Llapit u tregua vigjilente.
Llapi e nisi mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar me Ahmed Januzin, por gjuajta e tij ishte e plogshtë.
Angel Baena Perez dhe Alan Uryga tentuan për polakët, por në të dyja rastet Avdyli ishte në vend.
Pas tij te Llapi tentoi Blendi Baftiu, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësit.
Rast kishte edhe Elvir Gashjani i cili depërtoi bukur, por gjuajtja u ndal sërish nga mbrojtja.
Deri në fund nuk kishte më raste të tjera he Llapi mori një rezultat që jep shpresa për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në “Zahir Pajaziti”. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...