Tingëllon e çuditshme, por, në fakt edhe përpjekjet tona për t’u çlodhur mund të bëhen burim stresi, duke çuar në një fenomen të njohur si “stresslaxing”
“Stresslaxing” i referohet ankthit që lind kur ne stresohemi në momentet kur kemi shumë nevojë për t’u çlodhur. Ky efekt paradoksal mund të çojë në rritjen e ankthit dhe shqetësimit, duke e bërë të vështirë çlodhjen.
Pse përpjekja për t’u çlodhur mund t’ju stresojë?
Truri, veçanërisht amigdala (zona e trurit që luan një rol qendror në përpunimin dhe kujtesën e emocioneve), i reziston pushimit “të detyruar”, pasi është vazhdimisht në kërkim të rrezikut.
Një tjetër faktor kryesor pse nevoja për relaks mund të kthehet në burim stresi është dhe mospërcaktimi i kufijve. Dinamika e punës dhe e jetës ka mjegulluar kufijtë midis punës dhe kohës së lirë, duke e bërë të vështirë përcaktimin e kohës së vërtetë të pushimit.
Strategjitë efektive për një pushim efektiv
Vendosni kufij të qartë
Ndani punën nga jeta pas pune dhe kufizoni përdorimin e teknologjisë në mbrëmje.
Praktikoni qetësinë aktive
Përdorni teknika që përfshijnë qetësimin gradual të muskujve dhe fokusimin në frymëmarrjen e ngadaltë.
Theksoni arritjet tuaja
Bëni një listë të aktiviteteve që tashmë janë arritur nga ju dhe mos harroni të festoni edhe fitoret tuaja më të vogla.
Angazhohuni në meditime të shkurtra
Edhe 5 minuta frymëmarrje të thellë ose meditim mund të jetë gjithashtu një teknikë relakuese.
Përdorni teknikën 5,4,3,2,1: Identifikoni 5 gjëra që mund të shihni, 4 gjëra që mund të prekni, 3 gjëra që mund të dëgjoni, 2 gjëra që mund të nuhasni dhe 1 gjë që mund të shijoni. Rizgjoni shqisat tuaja.
Shkëputja nga dinamikat e përditshmërisë nuk është gjithmonë aq e lehtë sa duket, veçanërisht në botën digjitale që na mban të mbërthyer pas ekraneve, citon Anabel.
Duke kuptuar zbatuar këto teknika efektive, ju mund të përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme duke përqafuar “qetësinë e vërtetë”./Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...