Një delegacion nga Bosnja e Herecegovina i dhurojnë Kurtit simbolin e lules së Srebrenicës

21:23 | 11 Korrik 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren e tretë Emilija Redzepi, mirëpriti dje në zyrën e tij një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina.

Delegacioni përfshinte personalitete të shquara si Shemsudin Mehmedovic, deputet në Kuvendin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe artistin e njohur nga Sarajeva, Mensur Kadric, autor i lulës për Srebrenicën, së bashku me përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunitetit boshnjak të Kosovës, transmeton Arbresh.info.

“Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina vizitoi shtetin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, të organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Emilija Redzepi. Kjo ngjarje jo vetëm që solli në vëmendje rëndësinë e kujtimit të viktimave por gjithashtu shërbeu si mundësi për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe solidaritetit mes komuniteteve të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftimin nga ZKM.

Gjatë takimit, kryeministri u uroi mirëseardhje mysafirëve nga Bosnja dhe Hercegovina, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së kujtimit të të kaluarës për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët, si dhe nevojën për dialog dhe shkëmbim të përvojave mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i dhuruan kryeministrit simbolin e Lules së Srebrenicës, një nga 8372 sosh të punuara në filigran dhe një flamur kombëtar boshnjak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme