Google ADS

Policia arreston një 37 vjeçar në Gjilan për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’

14:34 | 11 Korrik 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Policia njofton se G.E 37 vjeçar, pas një konflikti fizik dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë i njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

“Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme