Erdogan: Perspektiva e një konflikti të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është shqetësuese

14:30 | 11 Korrik 2024
R J

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, e konsideron alarmante perspektivën e “një konflikti të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë”.

“Perspektiva e një konflikti të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është shqetësuese,” tha presidenti turk.

Samiti i NATO-s në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi të rrisë ndihmën për Kievin duke dërguar avionë luftarakë dhe sisteme kundërajrore.

Kremlini njoftoi në përgjigje të këtyre vendimeve se NATO është “plotësisht e përfshirë” në luftën në Ukrainë dhe njoftoi masa për t’iu kundërvënë këtij “kërcënimi serioz”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme