Google ADS

Policia zhvillon aktivitet sensibilizues për parandalimin e zjarreve në Mitrovicën e Jugut

14:08 | 11 Korrik 2024
K.B

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për parandalimin e zjarreve në Mitrovicën e Jugut.

Përmes një njoftimi për media, policia njofton se ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për pasojat dhe rreziqet nga zjarret.

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë. Në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare që kanë të bëjnë me vetëdijesimin dhe parandalimin e zjarreve në pyje, fusha dhe sipërfaqe tjera:

– mos ndez zjarre në ara, fusha-pyje
– kujdes në hedhjen e mbetjeve qe shkaktojnë zjarr
– një shkëndi e vogël zjarri mund të ketë pasoja të paparashikueshme
– kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen”, thuhet në njoftimin për media.

Ky aktivitet sipas policisë, synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi i zjarreve dhe ndërgjegjësimi i komunitetit.

Policia apelon të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent në shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit./Arbresh.info/

Të ngjashme