Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Belinda Balluku, ka bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Balluku ka renditur statistikat e 5 mujorshit të parë të këtij viti, ku raportojnë një ulje të indeksit të vdekshmërisë në aksidentet rrugore, shkruan Arbresh.info/
Tutje, ajo ka theksuar se Shqipëria po përballet me një situatë ku sjellja e gabuar e këmbësorit në rrugë ka shkaktuar 16 viktima, 60% më shumë se Janar – Maj 2023
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje)
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐈𝐀 𝐍𝗘̈ 𝐑𝐑𝐔𝐆𝗘̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐄 𝐏𝗘̈𝐑𝐃𝐎𝐑𝐔𝐄𝐒𝗘̈𝐕𝐄 𝐓𝗘̈ 𝐒𝐀𝐉, 𝐏𝐑𝐈𝐎𝐑𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈 𝐘𝐍𝗘̈!
Ndërsa numri i mjeteve në rrugë rritet, është e rëndësishme të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të përdoruesëve të tjerë.
Statistikat e 5 mujorit të parë të vitit 2024 raportojnë një ulje të indeksit të vdekshmërisë në aksidentet rrugore, i cili rezulton në 10.1 të vrarë për çdo 100 aksidente, ose 40% më pak krahasuar me Janar-Maj 2023.
13% më pak viktima krahasuar me Janar – Maj 2023;
28% e totalit të aksidenteve janë shkaktuara nga Drejtues Mjeti të grupmoshës 25-34 vjeç, 8% më pak krahasuar me Janar-Maj 2018;
Ndërsa përgëzojmë sjelljen e përmirësuar të Drejtuesëve të Mjeteve, jemi përpara një situate ku sjellja e gabuar e këmbësorit në rrugë ka shkaktuar 16 viktima, 60% më shumë se Janar-Maj 2023
DPSHTRR udhëzon:
𝐕𝐎𝐙𝐈𝐓 𝐌𝐄 𝐊𝐔𝐉𝐃𝐄𝐒 𝐒𝐄 𝐃𝐈𝐊𝐔𝐒𝐇 𝐉𝐔 𝐏𝐑𝐄𝐓 𝐍𝗘̈ 𝐒𝐇𝐓𝗘̈𝐏𝐈!
𝐓𝐈 𝐊𝗘̈𝐌𝐁𝗘̈𝐒𝐎𝐑 𝐍𝐃𝐈𝐐 𝐑𝐑𝐔𝐆𝗘̈𝐍 𝐄 𝐃𝐔𝐇𝐔𝐑!
𝐏𝐄𝐃𝐀𝐋𝐎 𝐍𝗘̈ 𝐊𝐎𝐑𝐒𝐈𝐍𝗘̈ 𝐄 𝐃𝐄𝐃𝐈𝐊𝐔𝐀𝐑!
𝐒𝐇𝐎𝐐𝗘̈𝐑𝐎𝐍𝐈 𝐅𝗘̈𝐌𝐈𝐉𝗘̈𝐓 𝐍𝗘̈ 𝐑𝐑𝐔𝐆𝗘̈!/Arbresh.info/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë