Google ADS

Kryeministria jep detaje nga takimi i Kurtit me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

13:52 | 11 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin zviceran të udhëhequr nga ai.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se takimi filloi me urimin e kryeministrit për mirëseardhje në Kosovë dhe për ditëlindjen e z. Nussbaumer, të cilit i dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë.

Gjatë bashkëbisedimit ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe për mundësitë e potencialin që mërgata jonë paraqet për fuqizim dhe thellim të mëtejmë të shkëmbimeve tona.

Kurti falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme, rolin që ka luajtur sidomos përgjatë tri dekadave të fundit, dhe për vendimin për t’ia vazhduar mandatin Swisscoy-it, kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, deri në vitin 2026.

“Në lidhje me mërgatën tonë në Zvicër, ai theksoi interesimin dhe angazhimin e qeverisë për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro. Ai shtoi se në Kosovë ka edhe shumë kompani zvicerane të suksesshme, duke e bërë atë destinacion të leverdishëm edhe për kompani tjera nga Zvicra”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Nga ana tjetër,  Eric Nussbaumer dhe delegacioni zviceran, i përbërë nga dy bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost si dhe zyrtarja nga Shërbimi Parlamentar, Sophie Lachat Rohrer, po qëndron në Kosovë nga dita e hënë.

Ata kanë zhvilluar takime dypalëshe edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti pas takimit me Eric Nussbaumer: Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme, na lidh mërgata

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme