Kurti pas takimit me Eric Nussbaumer: Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme, na lidh mërgata

13:42 | 11 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Kurti ka thënë se lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor.

Sipas Kurtit, mërgata jonë atje është ura që na lidh me shoqërinë zvicerane.

“Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidhë me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Shefi i ekzekutivit ka bër të ditur se e ka falënderuar shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve tona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme