Google ADS

Begaj shpreh ngushllime për vdekjen e kryeredaktorit, Aristir Lumezi

15:46 | 11 Korrik 2024
A B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushllime për vdekjen e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.

Begaj tha se gazetaria shqiptare humbi sot kryeredaktorin që përcolli frymën perëndimore në shtypin e shkruar shqiptar përmes filozofisë së tij të drejtimit.

“Aristiri ishte gazetari, reporteri i terrenit, redaktori, kryeredaktori dhe analisti që me të vërtetën nuk bëri kurrë kompromis. Sot, shqiptarët humbën njeriun e analizave të përcjella me guxim nëpërmjet maturisë së karrierës së pasforcuar në media”, shkroi Begaj në Telegram.

Presidenti shqiptar tha se Shqipëria do të ketë gjithmonë nevojë për modelin e profesionistit që ai përcolli në media.

“Unë besoj se të gjithë ata që bashkëpunuan me të dashurin tuaj të zemrës do ta mbajnë për shembullin se si duhet të shkruajnë e të mbajnë qëndrimet në raport me të vërtetën”, shkroi Begaj në telegramin ngushëllues./Arbresh.info/

Të ngjashme