Google ADS

Osmani takohet me kryeministren daneze, Mette Frederiksen

11:09 | 11 Korrik 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani me anë të një postimi në Facebook, ka bër të ditur se kanë diskutuar për qëllimet të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinent.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme