Google ADS

VV-ja s’ia përkrahu PDK-së mocionin që të flitet për të arratisurit nga burgjet – opozita e lëshon seancën

11:05 | 11 Korrik 2024
A Z

Deputete e partive opozitare kanë lëshuar seancën plenare, pas mos përkrahjes nga  deputet të VV-së të dy mocioneve të propozuara nga PDK.

PDK propozoi mocion për largimin e tri projektligjeve nga rendi i ditës, projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Zyrtarët Publikë, pasi sipas tyre këto projektligje kanë përmbajte anti-Kushteuese.

Po ashtu nga PDK u propozuan mocionin që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Ata kërkuan që dikush të jap përgjegjësi për këto ikje të të burgosurve.

Të dy këto mocione nuk u përkrahen nga deputet e VV-së, e për këtë deputet e PDK, LDK e AAK e lëshuan seancën.

Ndërkaq, me praninë e pozitës seanca po vazhdon me rendin e ditës që është planifikuar./eo

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme