Një shqiptar u arrestua në Itali nga Policia Financiare e Torinos.
Mediat atje raportojnë se 52-vjeçari, u kap me një sasi të madh të drogës, të llojit kokainë e pastër (më shumë se 80 kilogramë), transmeton Klankosova.tv
Thuhet se kjo sasi planifikohej të shitej, në disa rajonale italiane si Lombardi dhe Piemont.
I dyshuari u ndalua në Brignano Gera d’Adda në provincën e Bergamos, ndërsa ishte në makinën e tij.
Vlera e drogës raportohet se kap shumën e 8 milionë eurove.
Ai akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike ose psikotrope.
Identiteti i të dyshuarit nuk u bë i ditur.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani