Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se ka pasur rastin të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Washington, në margjinat e Samitit të NATO-s dhe se e ka ftuar atë të vizitojë Serbinë.
Në një deklaratë për mediet në Ambasadën e Serbisë në Washington, Gjuriq ka theksuar se dialogu në nivelin më të lartë politik me SHBA-të është i nevojshëm si për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ashtu edhe për zgjidhjen e çështjeve për të cilat tha se “nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës”, raportojnë mediet serbe.
“Ne kemi nevojë për një dialog në nivelin më të lartë politik me SHBA-në, jo vetëm për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, sepse Amerika është partneri numër një për sa i përket shërbimeve, dhe pikërisht në fushat që lidhen me teknologjitë e larta dhe atë që është motori i zhvillimit të ekonomisë sonë, por ky bashkëpunim na duhet edhe për t’i zgjidhur ato çështje për të cilat nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës, por që nuk mund të zgjidhet në mënyrë pozitive pa angazhimin aktiv të nivelit më të lartë politik në SHBA”, citohet të ketë thënë Gjuriq.
Sipas tij, prania e Serbisë në Samitin e NATO-s nuk do të thotë ndryshim i kursit të përcaktuar, por shtoi se kjo tregon që “Serbia po i forcon miqësitë, forcimin e partneriteteve dhe forcimin e pozicionit të saj në këtë pjesë të botës”./rtk
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...