Google ADS

Policia e Kosovës shpall konkurs për të gjitha minoritetet

09:59 | 11 Korrik 2024
K.B

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për të gjitha minoritetet.

Me anë të një njoftimi për media, policia bën të ditur se për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet, Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, kreu II, neni 8, Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, neni 5 dhe 6, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021, neni 7, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, kapitulli III neni 7, neni 8 pika 1 dhe 2, dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 00/07/2024 me nr ref: DBN 00/00/2024,

Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall:

K O N K U R S
Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet
(Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas).

Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme