Skena të pabesueshme në Copa America, Darwin Nunez futet në tribuna dhe rrahet me tifozët

09:53 | 11 Korrik 2024
KRG

Mbrëmë është zhvilluar sfida e dytë gjysmëfinale në Kupën e Amerikës, ku Kolumbia mposhti Uruguain me rezultat minimal 1-0 dhe ndeshja u shënua nga skena të pabesueshme konflikti.

Kolumbianët përkundër se ishin me një futbollist më pak në fushë ia dolën të fitonin dhe të vazhdojnë ëndrrën për triumfin në këtë garë.

Megjithatë, dueli do të mbahet mend për skenat e tmerrshme pas ndeshjes. Tifozët uruguaianë dhe kolumbianë patën një përplasje në tribuna dhe futbollisti i Liverpool, Darwin Nunez u bashkua me ta.

Ndonëse një nga yjet më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë të futbollit të Amerikës së Jugut, për Nunezin nuk ishte problem të futej në tribuna dhe t’u bashkohej tifozëve uruguajanë në një përplasje me kolumbianët.

Në një moment ai është filmuar duke lëvizur fansat me një karrige dhe ka hedhur edhe disa grushte.

Vlen të theksohet se në konfliktin me kolumbianët kanë marrë pjesë edhe futbollistë të tjerë uruguaianë, por Darvini ishte më agresiv dhe i vetmi gati për një luftë që definitivisht nuk i shkon për shtat një futbollisti profesionist.

Ndryshe, Kolumbia do të luajë në finale kundër Argjentinës së favorizuar, e cila në gjysmëfinalen e dytë ishte më e mirë se Kanadaja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme