Një prej takimeve që tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s ishte padyshim edhe ai midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, takimi i tyre i pestë në 12 muajt e fundit.
Edhe pse Ankaraja nuk ka lëvizur nga pozicionimi i saj për situatën në Mesdheun Lindor, Athina e konsideron shumë të rëndësishme faktin që në 16 muajt e fundit ka pasur qetësi në kufirin ajror dhe detar mes dy fqinjëve që shpeshherë kanë mbërritur një hap larg konfliktit ushtarak.
Sipas burimeve qeveritare greke Kryeministri Mitsotakis shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me autoritetet turke në luftën kundër emigracionit të parregullt. Ata ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit për të dyfishuar vëllimin e tregtisë dypalëshe si dhe për përfitimet reciproke që do kenë dy vendet në se ruhet një klime qetësie në marrëdhëniet mes tyre.
Nga ana e saj njoftimi i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, thekson se gjatë takimit janë diskutuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë, çështje rajonale dhe globale. Presidenti Erdogan ka deklaruar se “Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të zhvilluar një frymë solidariteti me Greqinë bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë të rriten”.
Mitsotakis dhe Erdogan biseduan gjithashtu edhe për takimin e tyre të ardhshëm që do të mbahet në shtator në Nju Jork, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku vlerësohet se do diskutojnë çështje më të thella dhe ndasitë mes tyre , mes të tjerash ,përcaktimi i ZEE-së dhe shelfit kontinental./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...